Nga Shqipëria / E Premte 27 Shtator 2019, 18:06

Fillon 'Big Brother VIP', Fotinia tregon a do jetë pjesë e spektaklit

Pasditen e sotme në "Ftesë në 5" ishte e ftuar ish-banorja e "Big Brother", Fotinia e cila për herë të parë pranoi hapur ndarjen nga Danieli dhe deklaroi se është penduar për dasmën që bënë në reality show.

Megjithatë Fotinia tregoi se nga eksperienca në "Big Brother", ka ende kujtime shumë të bukura.

Meqënëse këto ditë është përfolur se vitin tjetër do të nisë sërish "Big Brother", Bieta Sulo e pyeti Fotininë nëse do të pranonte të ishte pjesë e këtij formati.

Fotinia u përgjigj me jo dhe shtoi me humor se nuk është në gjendje të përballojë një tjetër martesë.

"Edhe nëse do hyja, do sigurohesha të mos ishte‘love edition", tha Fotinia.