Një nga ish-banoret më të komentuara të "Big Brother", Fotinia pranoi sot publikisht ndarjen nga Danieli e ftuar në "Ftesë në 5". Fotinia tregoi se lidhja me Danielin përfundoi disa muaj më parë edhe pse asokohe nuk preferuan të proncoheshin për mediat.

Fotinia u shpreh se nuk është penduar për lidhjen me Danielin sepse mes tyre kishte dashuri, por është penduar për dasmën që bënë në "Big Brother".

Sa i përket arsyes së ndarjes, Fotinia tha se marrëdhënia e tyre së fundmi nuk po funksiononte dhe vendimin për t'u ndarë e morën së bashku.

"Ne realisht e provuam si lidhje, nuk është se u bë “Big-u” dhe kaq mbaroi. E kemi provuar shumë seriozisht, familjarisht, të gjitha bashkë”, u shpreh Fotinia.






