Nga Shqipëria / E Premte 27 Shtator 2019, 18:06

Fotinia e BB9 pranon ndarjen nga Danieli: U pendova për dasmën

Ditën e sotme e ftuar në Top Channel në emisionin ‘Ftesë në pesë ’ ishte Fotinia e Big Brother e cila për herë të parë në një studio televizive konfirmoi thashethemet për ndarjen nga Danieli.

Dyshja u bë e famshme prej një reality show, i cili i bashkoi e po ashtu i martoi brenda një  periudhe të shkurtër kohore. Por mesa duket gjithçka qe vetëm një ëndërr e bukur dhe zgjati aq sa edhe reality show pë rfundoi. Ata të dy patën edhe një llogari të përbashkët instagrami por shumë shpejt e mbyllën.

E ftuar sot, Fotinia është pyetur lidhur me këtë periudhë të jetës së saj dhe ndër të tjera tha se e ka shijuar atë kohë. “Jemi dashur, por tashmë  përfundoi. Doja të tregohesha e sinqertë me fansat që me kanë dashur dhe mbeshtetur,- tha ajo. Ndërsa sa i përket lidhjes me Danielin tha: -Nuk jam penduar për lidhjen me të sepse ka patur dashuri. Pendohem për disa gjëra të vogla si dasma psh.

Dasma ishte më shumë seç duhej,-e mbylli deklaratën ajo. E pyetur me se po merret këto kohë, Fotinia pohoi se ka vazhduar jetën e saj dhe tashmë punon si përkthyese.