Nga Shqipëria / E Premte 27 Shtator 2019, 18:06

Rihanna kopjon Dua Lipën, pret baluke dhe duket kaq ndryshe

Vetëm para pak ditësh, këngëtarja me famë botërore dhe me origjinë shqiptare, Dua Lipa, na prezantoi të gjithëve me look-un e saj të ri. Ajo u shfaq me flokë deri te shpatullat dhe me baluke. Ky look i saj duket se ka inspiruar dhe një artiste të rangut botëror.

Bëhet fjalë për Rihannën, e cila ka zgjedhur të bëjë po të njëjtin ndryshim në pamje. Me flokë të zeza dhe me baluke, ky është look-u i ri i këngëtares dhe duket se vajzat e Showbizit po ndjekin hapat e njëra-tjetrës.

Mbrëmjen e djeshme Rihanna u shfaq me baluke në festën e firmës së saj “Fenty” në Paris dhe ka marrë vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj të re.