Këngëtarja e njohur shqiptare Baby G ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave së fundmi pas lajmeve se ajo i ka dhënë fund lidhjes me Lim Hotin. Ndarjen e konfirmoi edhe vetë Baby G duke deklaruar se tanimë është beqare.

Pas ndarjes, shumë vajza vendosin të ndryshojnë pamjen, si për të thënë se tani për to fillon një jetë e re. Një gjë të tillë e ka bërë edhe Baby G sot, pak kohë pas ndarjes nga Limi.

Këngëtarja i ka prerë shkurt flokët e saj të cilat dikur kishin një gjatësi të konsiderueshme. Në foton e postuar në Instastory Baby G shfaqet me flokë të shkurta, por sërish bjonde, ngjyrë e cila i shkon shumë.







