Nga Shqipëria / E Premte 27 Shtator 2019, 12:12

'Gjithçka e imja’, Leonita uron Granitin për ditëlindje me fjalët më të bukura

Ditën e sotme futbollisti i njohur shqiptar Granit Xhaka feston ditëlindjen. Ai ka mbushur 27 vjeç dhe urimet për të në këtë ditë të rëndësishme nuk kanë munguar. E shoqja, Leonita, ka zgjedhur ta urojë publikisht me fjalët më të bukura të dashurisë.

Ajo e ka falenderuar për mënyrën si kujdeset për të dhe për të gjithë dashurinë dhe lumturinë e dhuruar. ‘Gëzuar ditëlindjen për njeriun më të sinqertë, më të kujdesshëm dhe më modest në të gjithë botën! Faleminderit që më bën më të lumtur nga ç’mund të kem qenë ndonjëherë dhe që më bën të qesh. E falenderoj Zotin për ty çdo dite! Të duam përgjithmonë!”, ka shkruar Leonita krah një fotoje të Granitit, të cilën e ka postuar në Instagram.

Më pas Leonita ka vazhduar me postimet. Ajo ka ndarë një foto tjetër bashkë me të shoqin dhe shkruan: ‘Gjithçka e imja”.

Kujtojmë se çifti së shpejti do të bëhen prindër dhe Leonita nuk ka hezituar ta përfshijë dhe foshnjën e ardhshme në urim. Krahas një fotoje tjetër të publikuar, ku Graniti po i prek barkun e rrumbullakosur, ajo ka shkruar: “Të duam shumë shumë shumë, familje”.