Moderatorja e njohur Roza Lati është shumë aktive në rrjete sociale. Ajo ndan vazhdimisht me ndjekësit e saj foto dhe video nga përditshmëria, projektet, eventet ku merr pjesë e gjithçka tjetër.

Mbrëmjen e djeshme moderatorja ka darkuar në një restorant e shoqëruar nga ‘i dashuri’. E dini kush është? Epo në fakt ai është imagjinar nuk dimë të ketë një emër. Roza ka vizatuar në tryezën e saj siluetën e një djali, të cilit i ka bërë flokë kaçurrela si dhe i ka vendosur një shall. “Darkë me të dashurin tim’, ka shkruar ajo.

Më pas moderatorja ka ndarë një tjetër foto me ‘të dashurin’ e saj. Këtë herë Roza i ka vizatuar një mbyllje syri dhe e ka shoqëruar me fjalët: ‘Si ma shkel syrin’. Po ashtu ajo ka trokitur gotat me të dhe ka shkruar: ‘Gëzuar i dashur’. Roza njihet për sensin e saj të humorit dhe e tillë plot humor ka qenë dhe kjo situatë.










