Fjolla Morina po shijon disa ditë pushimi së bashku me vajzën e saj në Paris, më saktë në Disneyland. Përmes fotove të postuara nga Fjolla kemi vënë re se ato kanë kaluar një kohë të mrekullueshme së bashku.

Këngëtarja ka postuar një sërë fotosh në instastory nga vendi i mrekullueshëm në të cilin ndodhet. Artistja e cila njihet tashmë për natyrën e saj moskokecarëse, ka bërë edhe gjestin e papritur. Pasi ka ngecur në rrugët e Parisit në trafik, ajo ka përfituar për të dalë nga makina e për të bërë disa foto në të cilat sigurisht duket mahnitëse. Fjolla nuk ka pyetur fare për kalimtarët aty, por ka vijuar të marrë poza kaq interesante. Mami Fjolla duket mjaft elegante e veshur në të zeza dhe me kapele ne koke dhe natyrisht pozat u pëlqyen shumë nga fansat e artistes.

Siç edhe mund t’a vënë re të gjithë, Fjolla dhe vajza e saj kanë bërë qejf nën shoqërinë e njëra tjetrës e po ashtu edhe nën shoqërinë e Klevin Halilit, fotografit të njohur si edhe të Egzon Thaqit. Fëmijët që kanë me vete po ashtu duken tejet të lumtur e të kënaqur për këtë udhëtim ëndrrash.







