Nga Shqipëria / E Enjte 26 Shtator 2019, 22:10

Sean Paul mahnitet pas Era Istrefit, shihni ç'bën për këngëtaren shqiptare

Tashmë nuk na vjen më çudi teksa dëgjojmë arritjet e Era Istrefit në të gjitha aspektet. Ajo e ka treguar me kohë që vlen shumë dhe kjo gjë ka rënë në sy të të gjithëve. Por nuk e prisnim aspak që këngëtari i famshëm Sean Paul t’a ndiqte atë në rrjetet sociale.

Ajo që është vënë re në instagramin e tij është ndjekja e fundit që ka bërë e që është pikërisht artistja jonë Era. Mesa duket Sean ka simpati për të dhe duhet të ketë dëgjuar shumë mbi autoren e hitit ‘Bonbon’. Që pas suksesit të kësaj kënge, fama e Erës i kaloi përmasat kombëtare dhe u bë mjaft e njohur kudo. Era filloi shumë shpejt bashkëpunimet me artistë të famshëm si Yellow Claw dhe Offset, që është edhe kënga më e fundit e artistes sonë.

E ndërkohë Sean Paul është padyshim këngëtari më i dëgjuar kohët e fundit. Kemi kërcyer pafund me këngët e tij dhe pas këtij gjesti të fundit, ndoshta mund të presim edhe një bashkëpunim me Erën. Ku i dihet, mbase mund të realizohet ndonjë ditë.