Nga Shqipëria / E Enjte 26 Shtator 2019, 21:09

Dikur bëri namin, këngëtarja shqiptare rikthehet pas 6 vitesh në 'Kënga Magjike'

Dikur ajo bëri namin me këngët me të cilat u prezantua në "Kënga Magjike". Bëhet fjalë për këngëtaren Elia Shena e cila në vitin 2011 mori pjesë në "Kënga Magjike" me këngën "E Boj Une", në 2012 me këngën "Je Ti", në bashkëpunim me Lazy dhe në 2013 me këngën "Endrra Jonë".

Më pas Elia u tërhoq nga muzika dhe prej 6 vitesh i mungoi skenës. Megjithatë këtë vit ajo ka vendosur të rikthehet dhe të dielën tek "E diela shqiptare" do prezantojë këngën e saj për "Kënga Magjike 2019".

Pritet që Elia të bëjë një rikthim të bujshëm megjithatë nuk dihet ende nëse do e shohim me një këngë ritmike apo baladë.

Më poshtë ju sjellim një nga këngët më të njohura të Elias./Xing.al