Moderatorja shumë e dashur për publikun Arbana Osmani është angazhuar së fundmi me librin e saj të gatimit. Na ka sjellë shpësh sekuenca nga dita e saj teksa duket duke gatuar me shumë pasion.

Recetat e shumta shpesh i bën për miqtë më të dashur dhe familjarët. Mbrëmjen e sotme moderatorja na ka treguar se ka disa të ftuar speciale, të cilët do të provojnë gatimet nga dora e Arbanës. Përmes një postimi në instastory, ajo na ka bërë të ditur se nuk do të jetë vetëm një i ftuar por disa, mes të cilëve ka zbuluar emrin e parë.

Ajo është mikja e saj e zemrës Xhemi Shehu, e ndërkohë nuk ka thënë asgjë për të ftuarit e tjerë. Fansat janë munduar të gjejnë pjesën tjetër por nuk kanë mundur jë japin emra konkretë. Ndërkohë vetë Arbana është shprehur se të ftuar do të jenë disa intenditorë ushqimi që do të vijnë me lugë në brez për të provuar recetat e reja.

Mbetet të shohim në vijim përmes postimeve në rrjetet sociale se cilët janë këta të ftuar kaq special për Arbanën këtë mbrëmje.





