Të bëhesh teze është një nga ndjenjat më të bukura në botë dhe këtë ndjenjë e ka përjetuar sot këngëtarja e njohur Anne Marie. Ajo ka postuar disa foto në Instagram ku shfaqet duke mbajtur në krahë bebin e porsalindur të së motrës dhe shkruan se po mban një shpirt të pastër në krahë.

"Mbaj në krahë shpirtin më të pastër. Dje u bëra teze për herë të parë. Motra ime është një mbretëreshë. Aq e fortë, e guximshme dhe perfekte. Ajo do të rrisë njeriun më të sjellshëm, më të dashur në këtë botë. Jam shumë e entuziazmuar ta shoh duke u rritur dhe ta llastoj. Unë të dua shumë Sam", shkruan Anne Marie.

Anne Marie njihet nga hitet ‘Rockabye’ dhe ‘Ciao Adios’.










