Nga Shqipëria / E Enjte 26 Shtator 2019, 18:06

Sa yll: Dua Lipa shkëlqeu në javën e modës në Paris

Java e modës në Paris është bërë tashmë një eveniment i përvitshëm për yjet e hollywoodit. Dua Lipa është ambasadorja e fundit e përzgjedhur e aromave ‘YSL Beauté’, përpara fushatave për skenën e tyre të re Libre dhe për këtë arsye ajo nuk ka munguar.

24 vjeçarja ka shkëlqyer me një fustan të zi të shkurtër dhe me detaje në pjesën e belit. Një dukje kaq sharmante e cila nuk ka kaluar pa u vënë re pasi të gjithë paparacët nuk kanë nguruar t’a fotografojnë në çdo moment.

E kombinuar me një palë taka të zeza fine dhe me modelin e flokëve ‘bob’, me balluke në ngjyrë të zezë, ajo rrëmbeu vënendjen e të gjithëve ne. Të tjerë yje që morën pjesë ishin edhe Nicky Hilton Rothschild si edhe Jeshine Sanders dhe Olivia Culpo. Java e modës në Paris na njeh edhe me trendet më të fundit të modeleve më in të momentit.