Nga Shqipëria / E Enjte 26 Shtator 2019, 17:05

Sot super bukuroshe, Loredanës i publikojnë foton para famës dhe nuk njihet

Këngëtarja shqiptare, e lindur në Zvicër, Loredana është sot një nga personazhet më të komentuar në media dhe ndër femrat më të suksesshme. Pavarësisht lajmeve që u përhapën për të, Loredana nuk u dorëzua dhe vazhdon të jetë në top lista në Zvicër e Shqipëri.

Këngëtarja ka rënë në sy edhe për pamjen, flokët bjond e buzët e plota. Mirëpo vite më parë Loredana nuk dukej aspak kështu pasi flokët e zeza i jepnin shumë ndryshim në pamje. 

Faqja "Vipat e Bllokut", ka postuar një foto të vjetër të këngëtares e cila shfaqet me flokë të zeza dhe në një moshë më të vogël.

Shpeshherë në media Loredana është përfolur edhe për operacione plastike megjithatë në këtë foto duket qartë që këngëtarja i ka pasur buzët e plota që asokohe.