E kemi parë gjithnjë të kuruar deri ne detaje Oriola Marashin. Modelja tanimë ka nisur një karrierë të konsoliduar dhe herë pas here na mban të informuar mbi projektet që ajo bën, po ashtu edhe me fotot provokuese.

Pikërisht ditën e sotme Oriola ka ngacmuar fansat në një mënyrë tejet interesante. Të gjithëve na pëlqen të freskohemi ditëve të verës me ndonjë akullore. Mirëpo një akullore si Oriola Marashi nuk e kishim imagjinuar kurrë. Modelja siç duket vazhdon të shijojë ditët e nxehta të verës dhe duket mjaft e lumtur për këtë gjë.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e shumtë në instagram një foto, ku ka pozuar në sfondin e një akulloreje gjigande. Me trupin e nxirë dhe veshjen mjaft tërheqëse, ajo ka zgjedhur po ashtu edhe një mbishkrim po aq të nxehtë. "Erdhiiii akullorjaaaa",-ka qenë komenti i lënë në foton e saj dhe duhet t’a themi që komentet nga ana e fansave kanë vërshuar pafundësisht në profilin e Marashit.





