Futbollisti i njohur shqiptar Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. Leonita ka publikuar vazhdimisht foto gjatë kësaj periudhe të ëmbël në rrjete sociale.

Pritjes së ëmbël po i vjen fundi dhe çifti është më i lumtur se kurrë. Së fundmi Leonita ka publikuar një foto tjetër me barkun e rrumbullakosur. Ajo ka veshur një fustan të bardhë, me mëngë të gjata dhe të ngushtë dhe duket më e bukur se kurrë nga nuri që i ka dhënë shtatzënia.

Si Leonita ashtu dhe Graniti mezi po presin ta mbajnë në duar fëmijën e tyre. Nëpërmjet emojive të ndryshme që shpesh kanë vendosur në përshkrim të fotove kanë lënë të kuptohet se do të bëhen me një djalë.









