Nga Shqipëria / E Enjte 26 Shtator 2019, 14:02

Dasmë në familjen Abazi: Martohet motra e Almedës

Moderatorja shqiptare Almeda Abazi, para dy vitesh u martua me aktorin e njohur turk dhe shumë të dashur për publikun Tolgahan Sayisman. Tani edhe motra e saj ka vendosur ta kurorëzojë dashurinë e saj me martesë. Ilda Abazi është prej kohësh në një lidhje me basketbollistin turko-kosovar Kenan Sipahi.

Çifti e ka ndarë mendjen të ndërmarrin së bashku hapin e madh të martesës dhe në verën e vitit 2020 ato do të martohen. Ato kanë vendosur që dasmën ta bëjnë në Kosovë dhe do të ketë shumë të ftuar.

Kujtojmë që ditën e djeshme, Almeda dhe Tolgahan erdhën në Kosovë ku kanë biseduar me ministrin Kujtim Gashi për bashkëpunim midis Kosovës dhe Turqisë, sidomos në fushën e kinematografisë. Tani që u bë e ditur dasma e ardhshmë, është e sigurt që Tolgahanin do ta shohim sërish në Kosovë!