Këngëtari shumë i njohur Enrique Iglesias u bë baba për herë të parë në Dhjetor të vitit 2017. Ai dhe tenistja Anna Kournikova u bënë prindër të dy binjakëve të cilët i quajtën Nicholas dhe Lucy.

Dyshja poston vazhdimisht foto të vogëlushëve në rrjete sociale por së fundmi Enrique ka publikuar padyshim videon më të ëmbël me të bijën. Në videon në fjalë këngëtari dhe vajza 21 muajshe, Lucy, po kërcejnë nën tingujt e këngës për fëmijë ‘The wheels on the bus’.

Lëvizjet e Enriques gjatë kërcimit e bëjnë për të qeshur vogëlushen, e cila që tani ka filluar ta ndjejë ritmin e muzikës. Ajo imiton të atin dhe duket se i ka fiksuar shumë mirë hapat e kërcimit.
View this post on Instagram








