Në datën 30 Shtator çifti i njohur i Showbizit Justin Bieber dhe Hailey Baldwin do të martohen për herë të dytë. Në Shtator të muajit të kaluar ato u martuan në New York në një ceremoni intime. Këtë herë ato kanë vendosur ta kurorëzojnë sërish dashurinë e tyre në kishë përpara gjithë njerëzve që duan, e sidomos para Zotit, në Karolinën e Jugut.

Disa ditë para dasmës, Hailey ka organziuar një festë beqarie me shoqet në Kaliforni. Ajo është shfaqur e veshur me një fustan të bardhë të ngushtë për trupi dhe në kokë ka vendosur një vello që i jep tamam pamjen e nuses.

Modelja ka organizuar fillimisht një darkë në Ysabel dhe më pas së bashku me mikeshat, mes të cilave Kendall Jenner, kanë shkuar për të festuar në një klub nate ‘Delilah’. Vajzat janë argëtuar shumë në shoqërinë e njëra-tjetrës në këtë festë beqarie.








