Nga Shqipëria / E Enjte 26 Shtator 2019, 11:11

‘Më bën t’ia plas të qarës’, e bija përlot Orgesa Zaimin me letrën më të bukur

Orgesa Zaimi prej vitesh është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun me këngët e saj. Ajo është nënë e dy fëmijëve, një vajze dhe një djali, pas të cilëve është shumë e lidhur.

Vajza e saj quhet Bora dhe këtë vit ka nisur klasën e dytë. Ajo ka pasur një detyrë klase për të shkruar një letër dhe vogëlushja ka zgjedhur t’ia drejtojë nënës së saj, si një shpërblim për të gjithë kujdesin e treguar ndaj saj. Letra në fjalë ka arritur ta përlotë Orgesën, pasi e bija i ka kushtuar fjalë kaq të ëmbla.

Bora i premton së ëmës se tani e tutje do të kujdeset ajo për të. “E dashur mami! Ti punon shumë dhe nuk pushon kurrë. Ti merresh vetëm me ne. Tani është rradha jonë që të kujdesemi për ty mami. Do të filloj që nga sot, në rregull? Me dashuri Bora”,- këto janë fjalët që vogëlushja ka shkruar për Orgesën, e cila është prekur së tepërmi. Ajo e ka postuar detyrën e saj në Instastory dhe ka shkruar: “Kur Bora pa asnjë qëllim të keq të bën të plasësh së qari. E dua vajzën time! Ajo është versioni më i mirë i imi.”