Nga Shqipëria / E Enjte 26 Shtator 2019, 09:09

Almeda dhe Tolga takohen me Genta Ismajlin, shihni ç'bëjnë për të

Ditën e djeshme aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman, mbërriti në Kosovë, shoqëruar nga Almeda Abazi dhe djali i tyre Efehani. Në orën 11 ai mbajti një konferencë për shtyp me  ministrin në detyrë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Arsyeja e konferencës u zbulua të ishte një bashkëpunim ‘Turqi-Kosovë’ për projekte të ndryshme kulturore, sidomos në fushën e kinematografisë. Përvoja, emri i njohur i aktorit si dhe dashuria për vendin tonë, janë një shtysë për të realizuar projekte konkrete.

Përpos ministrit, Tolga dhe Almeda kanë takuar dhe artistë të njohur të showbizit ku mund të përmendim Genta Ismajlin. Këngëtarja ka postuar një foto në Instastoryn e saj ku shfaqet përkrah çiftit të njohur, e veshur me një fustan të ngushtë, të shkurtër e të çarë anash. Ndërkohë Almeda dhe Tolga janë veshur me rroba formale.