Nga Shqipëria / E Enjte 26 Shtator 2019, 09:09

Në muaj mjalti, Jonida Vokshi pozon me rrobabanje dhe duket kaq bukur

Një javë pas dasmës madhështore të organizuar nga ‘Ami Event’, çifti shumë i komentuar në media, Jonida Vokshi dhe Besnik Krrapi, nisën muajin e tyre të mjaltit. Ato nuk e kanë bërë të ditur vendin ku po pushojnë por diçka është mëse e qartë: po argëtohen shumë dhe këtë e tregojnë fotot e postuara në rrjete sociale.

Vetëm së fundmi Jonida ka publikuar një foto në profilin e saj të Instagramit në vendin e pushimeve. Ajo është ulur buzë një pishine, rrethuar nga palma gjigante. E veshur me rrobabanje Jonida ka treguar dhe format perfekte trupore që nuk kanë si të mos marrin shumë vëmendje.

Sot është dita e katërt e muajit të mjaltit dhe çifti po kalojnë shumë bukur në praninë e njëri-tjetrit. Kujtojmë që dasma e tyre konsiderohet si një ndër më të bukurat e vitit pasi ‘Ami Event’ bëri më të mirën që dyshja të ndihej si në përrallë.