Nga Shqipëria / E Mërkurë 25 Shtator 2019, 23:11

Ëndrra e shumë fëmijëve, Fjolla Morina e çon të bijën në vendin e përrallave

 

Fjolla Morina është një nga femrat më të përfolura të showbizit shqiptar, kjo për faktin se ajo gjithnjë provokon me format e saj tejet tërheqëse. Por kur vjen puna tek mëmësia, ajo është një mama shumë e kujdesshme.

Ditën e sotme Fjolla na ka zbuluar destinacionin e rradhës dhe këtë herë nuk është një udhëtim pune apo koncert, por një udhëtim për të kënaqur të bijën. Përmes postimeve në instastory ajo na ka treguar se ka udhëtuar drejt Parisit në Disneyland, në vendin me të bukur për fëmijë e jo vetëm.

Vajza e saj Alayah duket të jetë fëmija më  i lumtur për këtë dhuratë që mamaja e saj i ka bërë papritur, dhe me siguri janë duke kaluar një kohë të bukur së bashku. Vetë fytyra e vogëlushes tregon se sa mirë i ka bërë kjo dhuratë e mami Fjollës. Nënë e bijë do të qëndrojnë disa ditë në Paris, nga ku me siguri do të na mbajnë të updatuar me foto e video nga vendi i ëndrrave.