Nga Shqipëria / E Mërkurë 25 Shtator 2019, 23:11

Vajzë apo djalë? Alfio flet për herë të parë për bebin që do vijë në jetë

Alfio dhe Fatma ditën e djeshme konfirmuan lajmin e ëmbël se ata së shpejti do bëhen prindër për herë të parë. Çifti postuan një foto ku shfaqeshin të përqafuar teksa Alfio mbante një kapele me mbishkrimin "babi" ndërsa Fatma ekografinë e bebit.

I ftuar mbrëmjen e sotme në "Soiree", Alfio ka folur për herë të parë për këtë periudhë të bukur që ai dhe Fatma po kalojnë. I pyetur nga Jonida Shehu nëse fëmija është djalë apo vajzë, Alfio u shpreh se ka frikë të japë detaje. 

"Koha do të tregojë të gjitha gjërat pasi kam frikë se nëse jap detaje tani mund t'ju zhgënjej më vonë", u shpreh Alfio duke lënë të kuptohet se ai dhe Fatma janë supersticiozë për këtë gjë.