Nga Shqipëria / E Mërkurë 25 Shtator 2019, 22:10

Ermali dhe Ariana bëhen prindër për herë të katërt, publikohet foto e vogëlushes

Ariana dhe Ermal Fejzullahu janë bërë mbrëmjen e sotme prindër për herë të katërt. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur Ermali me foton e fundit të postuar në Instagram.

Me anë të këtij postimi, Ermali na ka treguar portretin e vogëlushes dhe ka zbuluar emrin që i kanë vendosur.

Vogëlushja shfaqet e rrethuar nga dy motrat dhe vëllai. Çifti i ka vendosur vajzës emrin Ana. 

Ariana dhe Ermali nuk kanë qenë aspak të rezervuar periudhën e pritjes së ëmbël duke postuar shpesh foto e duke shprehur gëzimin që kanë për ardhjen në jetë të vajzës së tretë.