Të gjithë e njohim doktorin e famshëm të vipave siç e kemi quajtur ndryshe. Sot Skerdi Faria është shumë i suksesshem në atë që bën, por nuk dinim një fakt të rëndësishëm mbi të.

I ftuar mbrëmjen e sotme në Soire në Top Channel, Skerdi ka treguar pasionin dhe profesionin e fshehur të tij. Doktori na ka treguar se në rininë e tij ai ka qenë futbollist në qytetin e lindjes Ballsh. Këtë e ka thënë duke qeshur pasi të gjithë të ftuarit u habitën lidhur me këtë talent të tij.

Ai ka rrëfyer se që atëherë njihej nga shoqëria, pasi Ballshi ishte një qytet i vogël dhe çdo gjë merrej vesh. Kjo siç duket shërbeu si trampolinë për të kaluar në televizione më pas duke hapur klinikën e tij mjaft të suksesshme dhe më të njohurën duhet thënë .




