Në prill të këtij viti çifti i njohur nga telenovelat turke, Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen u bënë prindër për herë të parë. Fahriye solli në jetë një djalë të cilit i vendosën emrin e veçantë Karan.

Burak dhe Fahriye janë treguar shumë të rezervuar në publikimin e fotove të vogëlushit. Madje ata nuk pranuan as ofertat marramendëse të revistave që kërkonin një foto ekskluzive të Karanit.

Megjithatë së fundmi Fahriye për herë të parë e ka thyer këtë rregull duke postuar një foto me vogëlushin, ku shfaqet dora e tij duke mbajtur bluzën e saj.

"Dora që mbahet fort pas jakës, ai më jep paqe, nuk përshkruhet me fjalë", shkruan Fahriye./Xing.al






