Nga Shqipëria / E Mërkurë 25 Shtator 2019, 22:10

Sa bukur: Miriam Cani tregon barkun e rrumbullakosur

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj kanë konfirmuar prej disa ditësh se familja e tyre do të shtohet me një tjetër fëmijë përpos Amelisë. Pritja e ëmbël duket se i ka bërë mire vërtet Miriamit pasi në fotot e fundit që ajo ka publikuar duket një yll i vërtetë.

Ajo zgjedh të jetë e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën private por ditën e sotme na ka kënaqur vërtet me postimin që ka bërë. Ajo duket e relaksuar dhe duke shijuar natyrën, ndërkohë që nuk harron të përkëdhelë të voglin që po rritet brenda saj.

Miriami e ka lënë paksa pasdore muzikën por me siguri këtë periudhë kaq të rëndësishme të jetës së saj mund edhe të frymëzohet për të sjellë një hit të bukur e kuptimplotë, lidhur ndoshta me pritjen e ëmbël.