Nga Shqipëria / E Mërkurë 25 Shtator 2019, 21:09

Brad Pitt harron Angelina Jolie, ja në krahët e cilës femër qëndron sot

Të gjithë e kemi adhuruar çiftin mjaft simpatik të cilin fansat e pagëzuan me emrin ‘Brangelina’. E kemi fjalën për Brad Pitt dhe Angelina Jolie, dyshen që e kemi dashur aq shumë me rolet e tyre në filma si “Once upon a time in Hollywood” dhe “Ad Astra”.

Por fatkeqësisht marrëdhënies së tyre shumëvjeçare i erdhi fundi dhe kjo gjë nuk u pëlqeu aspak fansave të tyre. Kohët kaluan dhe mesa duket ka qenë aktori 55-vjeçar ai i cili e tejkaloi ndarjen nga ish gruaja Angelina. Ditën e sotme ka qarkulluar lajmi në mediat e huaja se Brad është përfshirë në një raport dashuror me 50-vjeçaren Sat Hari Khalsa, një dizenjuese agjendi. Mesa duket karakteri i fortë i kësaj femre siç është bërë e ditur, ka tërhequr yllin hollivudian për të nisur një romancë me të.

Ata janë ende në hapat e parë të marrëdhënies pasi Brad nuk është i vendosur për këtë hap të madh, pas divorcit të bujshëm me ikonën e bukurisë Angelina Jolie.