Dua Lipa na ka bërë padyshim krenarë pasi është shndërruar në një artiste të përmasave ndërkombëtare. Ajo ç’ka na bën të krenohemi edhe më shumë është fakti se për asnjë arsye Dua nuk e harron vendlindjen Kosovën e po ashtu edhe Shqipërinë.

E mesa duket edhe frymëzohet nga shqiptarët sa i përket veshjeve dhe trendeve më të fundit. Ka qenë postimi i saj i fundit që na ka lënë paksa të hutuar, pasi veshja që Dua mban na u duk e njohur. Bëhet fjalë për një kostum në ngjyre rozë të cilin Lipa ka zgjedhur t’a veshë në Paris, aty ku edhe po pushon së fundmi.

Por më parë këtë veshje identike e kemi parë në postimet e Ponit, këngëtares sonë labe. Fotoja e Ponit daton që në maj të vitit të shkuar, ndërkohë fotoja e Duas është publikuar pikërisht ditën e sotme.Madje edhe flokët duken po njëlloj, aq sa nuk po i ndajmë dot nga njëra-tjetra. Një look i ngjashëm deri në detaje. Kjo na ka bërë të dyshojmë nëse artistja ndërkombëtare është frymëzuar vërtet nga Poni apo ka qenë thjesht një rastësi e bukur. Megjithatë të dyja duken shumë yll të veshura me rozë. A nuk mendoni dhe ju kështu?





