Nga Shqipëria / E Mërkurë 25 Shtator 2019, 20:08

1 ditë pasi konfirmoi shtatzëninë, Alfio tregon barkun e rrumbullakosur të Fatmës

Ditën e djeshme moderatorja Fatma Methasani konfirmoi më në fund lajmin e bukur i cili po qarkullonte gjithë këtë kohë. "Kur dashuria është shumë e madhe për tu mbajt në dy zemra, vjen në jetë një zemër e tretë! Po behemi tre", shkruante Fatma.

Moderatorja shfaqej e përqafuar me Alfion i cili mbante një kapele me mbishkrimin "Baba", ndërsa Fatma mbante ekografinë e bebit.

Ditën e sotme Alfio ka publikuar një tjetër foto të mrekullueshme ku shfaqet me Fatmën gjatë pushimeve dhe i puth asaj barkun e rrumbullakosur.

Çifti janë shumë të lumtur që së shpejti do bëhen prindër teksa gjinine e femijes nuk e kanë zbuluar ende.