Nga Shqipëria / E Mërkurë 25 Shtator 2019, 20:08

Harrojeni lemzën, Drini Zeqo sërish në siklet me këtë që i ndodhi live në transmetim

Vitin e kaluar Drini Zeqo pati një moment shumë të sikletshëm kur gjatë transmetimit të lajmeve e zuri lemza për 20 minuta. Edhe pse në siklet, Drini vazhdoi të jepte lajmet derisa edicioni informativ mbaroi.

Një tjetër situatë e sikletshme ka ndodhur sërish. Teksa po jepte lajmet, Drinin e ka pickuar mushkonja duke i lënë shenjë në faqe.

Spikeri ka postuar në Instagram një foto ku tregon çfarë i ka ndodhur dhe shkruan: "Kur të vjen për vizitë një mushkonjë në lajme".

Pavarësisht kësaj, Drini këto momente të sikletshme ka ditur t'i kalojë me sportivitet.