Nga Shqipëria / E Mërkurë 25 Shtator 2019, 19:07

La Shqipërinë për Karaibet, Mariza Ikonomi tregon arsyen

E kemi parë që të vogël në televizione të mëdha duke kënduar dhe e kemi dashur që atëherë. E kemi fjalën për Mariza Ikonomin, këngëtarja e cila ka mbi 15 vite karrierë e që tashmë duket se është zhvendosur drejt një destinacioni tjetër.

E ftuar ditën e djeshme në Ora News në emisionin Tempora, ajo është shprehur se e ka pasur të nevojshme një shkëputje nga Shqipëria. Vetë Mariza na ka zbuluar se destinacioni që ka zgjedhur ka qenë në Karaibe dhe vërtet që i ka shijuar ato ditë të arta. “Po përjetoja një divorc muzikor, nuk po krijoja më. Kisha arritur në një pikë që ndoshta isha pak dembele për gjërat e mia, nuk po reagoja as nga situatat e ndryshme që krijoheshin, kisha arritur në një lloj indiference që thoja se nuk jam unë kjo. Nuk po gjeja muzën. Vendosa që do të gjeja një mënyrë për tu larguar për ca kohë. Nga ana personale kam zbuluar shumë gjëra, por ajo që mund të ndaj me publikun është se nuk ka rëndësi ku je, por të bësh atë që do,” është shprehur ajo.

Mesa duket Mariza ka pasur nevojë  për një largim nga vendi dhe nga kjo gjë ka nxjerrë edhe disa mësime të vogla siç edhe ka thënë më lart.