Aurela Gaçe njihet për energjinë e saj dhe natyrën shumë të sinqertë. Jo më kot quhet edhe diva e muzikës shqiptare. Vetëm para pak ditësh ajo organizoi një super koncert në amfiteatrin e Tiranës, nga ku tregoi edhe një herë se është e paarritshme.

Ditën e sotme Aurela ka qenë e ftuar në Tv Klan tek Rudina, e cila nuk ka nguruar t’a pyesë artisten lidhur me koncertin e madh. Ndër të tjera Aurela u shpreh se i janë dashur shumë ditë përgatitje, plot 20 ditë intensive pune.

Por Aurela tregoi një fakt shumë interesant, që bashkëshorti i saj i kishte kërkuar të mos përgatitej fare pasi ajo nuk kishte aspak nevojë. Aurela i është përgjigjur se në çdo koncert ajo bën shumë përgatitje megjithëse i di shumë mirë procedurat e punës. E pyetur nga Rudina se nga e gjen gjithë këtë energji, ajo theksoi se nuk ka rëndësi çfarë pune bën. "E rëndësishme është të bëhet me pasion dhe dëshirë pavarësisht profesionit, qofsh këngëtar apo jo",-theksoi ndër të tjera Aurela, duke na dhënë një leksion të mirë jete të gjithëve.




