Nga Shqipëria / E Mërkurë 25 Shtator 2019, 17:05

Çfarë sysh: Afrona prezanton të ëmën dhe e kuptuam kujt i paska ngjarë

Ditën e shtunë këngëtari i njohur Blero dhe Afrona Dika kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre disavjeçare. Dasma u organizua në Shëngjin dhe të ftuar ishin shumë familjarë, miq e kolegë.

Në këtë ditë të rëndësishme të jetës, si Blero ashtu dhe Afrona  kanë realizuar shumë fotografi përkrah njëri-tjetrit ose me njerëzit e dashur. Fotografitë janë kujtime që dyshja i ka ndarë dhe me ndjekësit e tyre.

Ditën e sotme Afrona ka shpërndarë në profilin e saj të Instagramit një foto nga dasma, ku shihet me Brunon përkrah një prej personave më të çmuar për të, pranë nënës së saj. Nga fotoja, duket qartë se kujt i ka ngjarë Afrona. Si e ëma dhe e bija kanë të njëjtët sy blu të thellë e të bukur, veçse njëra është bjonde e tjetra brune.