Nga Shqipëria / E Mërkurë 25 Shtator 2019, 17:05

E papritur, Hailey mbështet publikisht Selena Gomez

E kemi dashur dhe adhuruar ish çiftin e famshëm Justin Bieber dhe Selena Gomez, madje kanë qenë të preferuarit tanë.Të gjithë u mërzitëm kur romanca e tyre mori fund, e aq më tepër kur morëm vesh se Justin e kishte zëvendësuar me një tjetër Selenën.

Hailey Baldwin u bë dashuria dhe bashkëshortja e ardhshme e Justin dhe së bashku kanë goxha kohë tashmë. Me gjithë insistimin e fansave se dyshja Justin dhe Selena duhej të ktheheshin bashkë, ata vazhduan secili jetët e tyre pa e kthyer kokën pas.

Megjithatë një rivalitet mes Hailey dhe Selenës ndjehej gjithnjë. Por së fundmi ajo që na ka çuditur ka qenë fakti se bashkëshortja e Justin ka filluar të mbështesë këngëtaren e famshme. Një projekt që bën bashkë 3 artiste midis tyre edhe Selenën, ka marrë vëmendjen e Hailey e cila nuk ka nguruar t’i urojë vajzat. Mesa duket gjërat janë sheshuar dhe ato të dyja e kanë lënë pas të shkuarën.