Kanë bërë bujë këto dy ditë fotot e Young Zerkas me një vajzë bjonde. Dyshja shfaqeshin në momente relaksuese në pishinën e një resorti në jug të Shqipërisë.

Më vonë u zbulua se vajza në foto me Zerkën është modele dhe quhet Joana Alimema.

U dyshua se mes Zerkës dhe Joanës ka nisur një lidhje, por të vërtetën na e ka zbuluar vetë reperi. Ai është duke bërë një videoklip të ri dhe protagoniste është edhe Joana. Në një intervistë për "Pop Culture", Zerka u shpreh se me modelet në klip marrëdhënia është vetëm profesionale, asgjë më shumë.






