Nga Shqipëria / E Mërkurë 25 Shtator 2019, 16:04

Rikthehet emisioni që i ndryshoi jetën shqiptarëve

Do të rikthehet në ekran në këtë sezon televiziv, emisioni shumë i ndjekur "Nga e para", që i ndryshoi jetën familjeve shqiptare duke rindërtuar shtëpitë e tyre.

Vizion plus bën të ditur se "Nga e para" do rikthehet së shpejti në ekran dhe edhe këtë sezon do ta prezantojë Anila Çela.

"Nga e Para ka nisur punen per t'i zbukuruar jeten 8 familjeve Shqipetare...Se shpejti ne ekranin e Vizion Plus", shkruhet në njoftimin e televizionit.

Kujtojmë që dikur këtë emision e prezantonte Valbona Selimllari.