Çifti shumë i komentuar i showbizit Meghan Markle dhe Princ Harry kanë nisur që prej dy ditësh një tur mbretëror në Afrikë. Gjatë këtij udhëtimi, dyshja thyen dhe rregullat e protokollit pasi shkëmbyen një puthje që dëshmonte shumë dashuri në publik.

Në Afrikë ato po ndjekin një sërë aktivitetesh shumë argëtuese, së bashku me djalin e tyre të vogël Archien. Mirëpo fansat kanë vënë re te dukesha një detaj që i ka habitur. Ajo ka hequr unazën e martesës nga dora dhe kjo padyshim që ka ndezur kureshtjen e të gjithëve.

Burime nga revista “Hello!”, i kanë qartësuar fansat e të gjithë duke zbuluar arsyen që fshihet pas kësaj. Dukesha Meghan e ka hequr unazën martesore për t’u dukur sa më e thjeshtë gjatë takimit me publikun. Kjo është një shenjë tjetër që tregon modesti nga ana e saj, pasi siç u tha si ajo dhe Princi preferojnë të thirren në emër e jo me tituj mbretërorë.












