Para dy ditësh u lajmërua se aktori turk shumë i dashur për publikun Tolgahan Sayisman, do të vizitojë Kosovën. U bë e ditur se do të vinin të mërkurën pra gjejeni kush ka ardhur sot? Vetëm para pak orësh Tolgahani së bashku me të shoqen, Almeda Abazi, dhe djalin e tyre Efehan, kanë mbërritur në Kosovë.

Siç u bë e ditur më parë, vizita e tyrë në Kosovë është për një arsye të rëndësishme. Në orën 11:00 do të mbajnë në Prishtinë një konferencë për shtyp dhe më pas do të vizitojnë dhe Prizrenin. Burime nga ‘Prive’ kanë zbuluar se familja do të pritet nga Kujtim Gashi, Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kabinetin e tij bashkë me një delegacion turk të kryesuar nga aktori.

Po ashtu ‘Prive’ ka siguruar dhe një video ( plus foto) nga momenti kur ato kanë mbërritur në Kosovë. E pyetur për arsyen e vizitës Almeda është përgjigjur se kanë ardhur për të prezantuar Efehanin me Kosovën, por e vërteta është që Tolgahani do të promovojë një projekt të rëndësishëm për të cilin do të mësojmë më shumë në orët në vazhdim.
View this post on Instagram













