Ajo njihet si një ndër këngëtaret më të suksesshme të muzikës popullore, por edhe ndër më të kërkuarat në dasma e evente. Kjo i ka lejuar Vjollca Haxhiut të bëjë një jetë luksoze e të ketë një shtëpi me shumë komoditet.

Ditën e sotme Vjollca ka postuar një foto nga shtëpia e saj ku shfaqet një kënd i dhomës së ndjenjes.

Në shtëpinë e këngëtares mbizotëron ngjyra e bardhë dhe floriri. Gjithashtu vihet re se ky kënd i shtëpisë është arreduar me shumë shije.

Sa i përket jetës private Vjollca është shumë rezervuar dhe e ka ruajtur jashtë syrit të publikut.






