Prej disa kohësh po përflitet se mes Morena Tarakut dhe Jason Derulos ka më shumë se miqësi. Thashethemet u shtuan kur ditën e djeshme Derulo e festoi ditëlindjen vetëm me Morenën dhe këngëtarja shqiptare postoi një foto ku dukej shumë e afërt me këngëtarin amerikan.

Derulo ndërkohë duket se e ka fiksim Morenën pasi nuk lë postim pa i komentuar.

Në foton e re Morena shfaqet duke pozuar mbi makinë e veshur me ngjyra të ndezura.

Në këtë postim Derulo e quan Morenën më të mirën duke i komentuar një kupë kampioni.






