Nga Shqipëria / E Martë 24 Shtator 2019, 20:08

'Pa labels apo menaxherë’,Enca ironizon kolegët me këtë deklaratë

Thuajse gjithë artistët ditët e sotme varen nga një menaxher personal dhe po ashtu kanë stafin e dedikuar të cilët kujdesen për gjithça. Është bërë thuajse trend për të gjithë këngëtarët që labeli me të cilin punojnë të jetë sa më i fuqishëm dhe i dëgjuar.

Mirëpo nuk ndan të njëjtin mendim Enca, këngëtarja ekstravagante e cila asnjëherë nuk nguron të tregojë se është ‘e bërë vetë’ duke lënë të kuptohet se nuk varet nga askush. Këtë gjë e ka treguar edhe ditën e sotme përmes një story në instagram ku ka theksuar edhe faktin se në youtube numëron plot 800 mijë subscribers.

Po ashtu poshtë këngës së saj të fundit e titulluar ‘jealous’ Enca ka shkruar,-“Poo, pa labela dhe pa menaxherë” duke shtuar edhe ikona gotash shampanje duke festuar.

Kjo nuk është hera e parë që enca kapet pas këtij fakti duke ironizuar kështu kolegët e saj këngëtarë të cilët mburren me faktin që kanë menaxherët më të fuqishëm.