Prej kohësh është përfolur në media se moderatorja Fatma Methasani është shtatzënë për herë të parë. Edhe pse në fotot e publikuara, Fatma shfaqej me barkun e fryrë, sërish ajo preferoi për disa javë ta linte publikun kuriozë.

Pak më parë Fatma më në fund e ka konfirmuar shtatzëninë me një foto të postuar në Instagram e përqafuar me Alfion teksa mban foton nga ekografia që ka bërë gjatë shtatzënisë.

"Kur dashuria është shumë e madhe për tu mbajt në dy zemra, vjen në jetë një zemër e tretë! Po behemi tre", shkruan Fatma.





