Nga Shqipëria / E Martë 24 Shtator 2019, 20:08

Nuk ka deklaruar kurrë një lidhje, a është e dashuruar Hygerta Sako?

Hygerta Sako, moderatorja e njohur si dhe ish miss Albania ka qenë sot e ftuar në Tv Klan tek Rudina. Kjo e fundit nuk ka nguruar t’a ngacmojë Hygertën lidhur me jetën personale.

Që prej ndarjes me ish bashkëshortin shumë kohë më parë, ajo nuk është përfshirë më në një lidhje të gjatë dashurore, së paku zyrtare. Kërshëria e të gjithëve është nëse moderatorja vijon të jetë single apo e ka gjetur tashmë dashurinë e jetës së saj. Këtë përgjigje e dha gjatë emisionit të Rudinës.

“Jam single. Më mirë vetëm se sa e keqshoqëruar. Jam me këtë parim. Derisa të vijë personi special më mirë single sepse flemë rehat dhe nuk kemi probleme”,-ka përfunduar ajo duke na lënë të kuptojmë se ndoshta ish missi duhet të ketë kaluar ndoshta një eksperiencë jo fort të mirë në këtë aspekt.