Çifti shumë i dashur për publikun, Jonida dhe Besniku u kurorëzuan pak ditë më parë me një dasmë madhështore të organizuar nga "Ami Event". Çifti për ditë të tëra ishin në qendër të vëmendjes së mediave dhe vazhdojnë të jenë sepse dje ata nisën muajin e mjaltit.

Jonida dhe Besniku nuk e kanë bërë të ditur vendin ku po e kalojnë muajin e mjaltit, por në fotot e postuara duket që po argëtohen shumë.

Një postim që ka tërhequr vëmendjen ka qenë ai i Besnikut i cili e ka filmuar Jonidën brenda në pishinë teksa noton si sirenë.

"As në pushim s'mu nda puna", shkruan Besniku.






