Të gjithë biem dakord me faktin se Hygerta Sako vazhdon të mbetet po aq e bukur sa disa vite më parë kur edhe kurorëzohej si miss. Megjithatë Hygerta nuk ka mbetur vetëm nën velin e së bukurës pasi ajo ka treguar se di të bëjë shumë më tepër.

E ftuar pasditen e sotme në emisionin e përditshëm të Rudinës, ajo ka treguar më tepër lidhur me profesionet e së shkuarës duke na treguar edhe njëherë se bukuria për të ka qenë vetëm një ndihmë për të ecur përpara.

Ajo ka treguar se përpos prezantimit, ka qenë edhe një përkthyese shumë e zonja por tashmë e ka lënë pas dore pasi nuk ka më kohë. “Nuk marr dot përsipër të përkthej libra të rëndë të letërsisë e kam nisur me libra të thjeshtë. Kam dy vjet që s’përkthej më, kam probleme me sytë.Në fakt nuk kam pasur dhe shumë kohë në dispozicion”. Librat kanë qenë kryesisht romane bëri të ditur ajo, mes të cilëve veçoi edhe të mirënjohurën Danielle Steel.





