Nga Shqipëria / E Martë 24 Shtator 2019, 18:06

Einxhel Shkira vë në siklet shoqen, i zbulon lidhjen Argjirës në mes të emisionit

Ato janë dy vajzat më simpatike të së Diellës, Einxhel Shkira dhe Argjira Spanca janë shndërruar tanimë në shoqe shumë të mira, e kjo falë programit në të cilin ato janë pjesë në Top Channel.

Të ftuara ditën e sotme në ‘Ftesë në pesë’ ato janë pyetur lidhur me jetën private. Ka qenë Einxhel ajo e cila ka vënë paksa në siklet shoqen e saj duke thënë , “-Unë jam shumë single për vete” ,duke na lënë të kuptojmë se Argjira është në një lidhje.

Megjithëse kjo e fundit e ka mohuar duke thënë se të dyja janë single dhe të lumtura, syrit të publikut nuk u shpetoi kjo deklaratë lidhur me blogeren dhe tashmë moderatoren simpatike të programit të së dielës. Kujtojmë se vajzat janë shndërruar në mike shumë të mira edhe në jetën e përditshme dhe së bashku në studio zbuluan detaje nga miqësia e tyre e sinqertë.