Aktorët meksikan Angelique Boyer dhe Sebastian Rulli u kthyen në një nga çiftet më të dashur për publikun pas roleve të tyre në telenovela. Ata festojnë 5 vite së bashku dhe në këtë ditë të rëndësishme nuk kanë munguar dedikimet.

Ka qenë i pari Sebastiani ai që ka postuar një foto me Angeliquen duke shkruar: "Qëndroni me dikë që ju do dhe ju jep forcë. Angelique ti je më shumë se kaq për mua. 5 vite bashkë dhe shumë të tjerë na presin, të dua dashuria e jetës sime. Faleminderit shumë, je inspirimi im".

Nuk ka munguar as një dedikim nga Angelique e cila gjithashtu ka postuar një foto krah bashkëshortit dhe shkruan se bashkë kanë kujtimet më të bukura.

"Dashuria e jetës sime. Kemi 5 vite plot me kujtime të bukura, 5 vite ku kam jetuar momentet më të bukura të jetës, kam ndërtuar versionin më të mirë të vetes time krah teje. Të shoh të jesh i realizuar më bën të lumtur. Faleminderit që më bën te ndihem e bukur dhe e lumtur. Të dua çdo ditë e më shumë", shkruan Angelique.






