Ditën e djeshme qarkulluan me shpejtësi në media disa foto të Young Zerkës me një vajzë bjonde teksa kalonin momente relaksuese në pishinë. Pikërisht këto foto bënë që aludohet se ai dhe Ronela Hajati i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

"Iconstyle" zbuloi se vajza quhet Joana Alimema dhe është modele. Nga fotot e publikuara në Instagram vumë re se Joana qenka një super yll, shumë bukuroshe dhe me forma trupore për t'u patur zili.

Nuk dihet ende e vërteta e marrëdhënies mes Zerkës dhe kësaj vajze, megjithatë më poshtë ju sjellim disa foto të saj.







